
Kryeredaktori i MCN Tv, Leonard Mitro tha në studion e MCN Informacion se misioni i Fredi Belerit në Parlamentin Europian ka të bëjë specifikisht me Shqipërinë dhe përmbushjen e të drejtave që lidhen me minoritetin etnik grek sepse Beleri ka shkuar atje si përfaqësues i minoritetit etnik grek paçka se kandidoi nën siglën e partisë Demokracia e Re të Kyriakos Mitsotakis.
Ajo që e çoi Belerin në PE është gjithë përplasja që ai vetë pati me qeverinë e zotit Rama, por edhe me çështjet të shtetit të së drejtës që lidhen (siç e përmendi dhe vetë Beleri) me të drejtën e pronësisë së pakicës kombëtare greke, kësisoj misioni i tij në Parlamentin Euopian ka të bëjë specifikisht me Shqipërinë dhe përmbushjen e të drejtave që lidhen me minoritetin etnik grek sepse Beleri ka shkuar atje si përfaqësues i minoritetit etnik grek paçka se kandidoi nën siglën e partisë Demokracia e Re të Kyriakos Mitsotakis dhe duhet të kujtojmë vëmendja e qeverisë greke ka qenë e shtuar në raport me Shqipërinë, zgjedhjet në Shqipëri, por edhe pakicën kombëtare greke.
Sipas Mitros rasti i Belerit do t’i mëshojë respektimit të drejtave të njeriut sa i takon jo vetëm minoriteteve, por edhe qytetarëve shqiptarë.
Rasti i Belerit do t’i mëshojë respektimit të drejtave të njeriut sa i takon jo vetëm minoriteteve, por edhe qytetarëve shqiptarë pasi duhet të themi që çështja e pronësisë është një problem i tejzgjatur në vite i tranzicionit që prek drejtpërdrejtë jo vetë qytetarët shqiptarë me origjinë greke, por të gjithë shoqërinë shqiptare.



