Vrasja e prindërve nga i biri, dyshime se djali ka probleme mendore

Vrasja e prindërve nga i biri, dyshime se djali ka probleme mendore

Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00, në fshatin Xhafzotaj, ku dy prindër janë vrarë nga i biri me çiften që mbanin në shtëpi. Policia ka bërë të ditur se viktimat janë Alie dhe Jenie Nika, 75 vjeç ndërsa autori është Leo Nika. Ky i fundit është arrestuar.

Dyshohet se ai ka probleme mendore. Në banesën e familjes janë gjetur medikamente antidepresive, me të cilat kurohej. Çifti kishte gjashtë fëmijë dhe ishin vendosur në Xhafzotaj pasi kishin ardhur nga Dibra në vitin 1996. Ata jetonin vetëm me Leon. 

Pritet që verifikimet e policisë të çojnë drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy