Punonin me Korenë e Veriut, SHBA vendos sanksione ndaj kompanive ruse dhe kineze

Punonin me Korenë e Veriut, SHBA vendos sanksione ndaj kompanive ruse dhe kineze

Shtetet e Bashkuara vendosën të enjten sanksione mbi një firmë të teknologjisë me bazë në Kinë, për drejtorin e saj në Korenë e Veriut dhe një degë ruse, duke i akuzuar ata për financimin e paligjshëm të Koresë së Veriut duke shkelur sanksionet e SHBA.

Sanksionet e reja janë vendosur ndaj rrjetit teknologjik Yanbian Silverstar Network Technology me bazë në Kinë, shefin ekzekutiv të Koresë së Veriut Jong Song Hwa dhe një kompani motër me bazë në Rusi, Volasys Silver Star, tha në një deklaratë të Departamentit të Thesarit të SHBA.

"Këto veprime synojnë të ndalojnë rrjedhën e të ardhurave të paligjshme në Korenë e Veriut nga punonjësit e teknologjisë së informacionit jashtë vendit që fshehin identitetet e tyre të vërteta dhe fshihen pas kompanive të tjera", tha në një deklaratë sekretari i Thesarit Steven Mnuchin.

Mnuchin i paralajmëroi kompanitë anembanë globit "të ndërmarrin masa paraprake për të siguruar që ata nuk po punojnë për Korenë e Veriut për projekte teknologjike".

Administrata Trump ka mbajtur presion mbi Phenianin përmes sanksioneve në një përpjekje për të bindur Korenë e Veriut të heqë dorë nga armët e saj bërthamore, të cilat janë një kërcënim për Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Donald Trump takoi udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un në qershor në një takim në Singapor ku Kim pranoi në terma të gjera të punonte drejt denuklearizimit të gadishullit Korean. Veriu megjithatë nuk ka dhënë asnjë shenjë se është e gatshme të heqë dorë armët e saj në mënyrë të njëanshme, siç ka kërkuar administrata Trump.

Uashingtoni gjithashtu e ka akuzuar Rusinë se ka shkelur sanksionet e OKB-së për Korenë e Veriut duke u dhënë lejeve të punës punonjësve të Koresë së Veriut pavarësisht nga mohimi i Rusisë për ndonjë veprim të tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy