Francezët kanë gjetur zgjidhjen, 1 milion duhanpirës më pak në 1 vit

Francezët kanë gjetur zgjidhjen, 1 milion duhanpirës më pak në 1 vit

Franca po përjeton rënien e ndjeshme të numrit të duhanpirësve. 1 milion persona kanë hequr dorë nga cigarja në periudhën 2016-2017. Një rënie e tillë nuk ka ndodhur për të paktën një dekadë, bënë të ditur autoritetet franceze të shëndetit publik.

Rënia e numrit të duhanpirësve është regjistruar edhe te adoleshentët dhe personat me të ardhura nën mesataren.

Studimi që nxori këto rezultate e shpjegon rënien me masat antiduhan që Franca ka marrë së fundmi, të tilla si paketimi neutral, rimbursimi për ata që përdorin alternativa më të shëndetshme se duhani, rritja e çmimit të cigareve dhe fushatat antiduhan.

Sipas studimit, në vitin 2017, ishin 26.9% duhanpirësit e moshës 18-75 vjeç; ndërkohë që një vit më parë, kjo shifër qëndronte në 29/4%. E përkthyer në numra, kjo do të thotë që nga 13.2 milionë në vitin 2016, vitin e kaluar ky numër ka shkuar në 12.2 milionë.

Në rang global, shifrat tregojnë se pavarësisht politikave antiduhan, rritja e numrit të popullsisë ka shkuar paralel me rritjen e numrit të duhanpirësve.

Duhanpirja bëhet shkak për vdekjen e 1 personi në dhjetë, gjysma e të cilëve në katër vende: Kinë, Indi, SHBA dhe Rusi.   

Ajo që mbetet shqetësuese është fakti se epidemia e duhanit po “eksportohet” nga vendet e pasura në ato mesatare dhe të varfra. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy