
Komisioneri për zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi në një takim me me ministrin e Jashtëm të shqiptar Gent Cakaj dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Dimiotrov Nikola ka komentuar vendimin mbi negociatat për këto vende.
Lajmin e këtij takimi e ka dhënë vetë Varhelyi, i cili përmes një postimi në Twitter e cilëson të gabuar vendimin e BE dhe ngjall shpresën se negociatat do të marrin përgjigjen që duhet në pranverën e vitit që vjen.
'Sapo takova ministrin e Jashtëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, patëm një bisedë shumë konstruktive. Ne duhet të korigjojmë gabimin e tetorit. Hapja e negociatave është e mundur në mars të 2020', shkruan ai.




