Berisha: Në protestën e së hënës t’i japim ultimatum Ramës që të largohet

Berisha: Në protestën e së hënës t’i japim ultimatum Ramës që të largohet

Në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se në protestën e së hënës qytetarët duhet t’i japin ultimatum Edi Ramës, që të largohet në mënyrë që Shqipëria të rigjejë paqen e merituar.

 

Ai tha se nuk përjashtohet as ngujimi në parlament, për rrëzimin e Edi Ramës.

 

Nga protesta e të hënës, qytetarët shprehin revoltën e tyre dhe japin ultimatum Edi Ramës. Edi Rama duhet të largohet. Dorëheqja e Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve që Shqipëria të rigjejë paqen që meriton.

Ngujimi i grupit parlamentar është një akt absolutisht ndër më të mundshmit, por asgjë nuk përjashtohet. 

Besoj së rrëzimin e diktaturës duhet ta bëjë populli shqiptar, por të gjitha mjetet do të përdoren. 

Të gjitha rrugët do të ndiqen, nuk duhet të kemi iluzion. Një gjë ju them, ne jemi të betuar, për këtë ta dijë çdo shqiptar. Sot jemi të betuar se, nuk do ti ndahemi gjer në largimin e tij nga pushteti.

Dhe kjo është prova jonë, jam plotësisht dakord me ty, por kjo është prova edhe e shqiptarëve, dhe ne bashkë me shqiptarët do e largojmë këtë nga pushteti.

 

Sa i takon protestës së ditës së sotme të thirrur nga Adriatik Lapaj, Berisha tha se ai u ftua në protestën e së hënës, por shtoi se ai kishte programuar protestën e tij.

 

Unë e kam mbështetur publikisht jo njëherë, por disa herë dhe e kam përgëzuar Lapajn për protestën e tij. Natyrisht ai përfaqëson një parti politike dhe protestën e bazon tek partia e tij.  PD siç e patë ju, filloi protestën e saj të fuqishme, ka filluar protestën e saj javore para kryeministrisë me qëllim dhe e dyta në parlament. 

 

Më datën 22 PD dhe elektorati, mbështetësit, aleatët e saj janë në shesh. Për ta ditur Lapaj është ftuar të ishte i pranishëm në protestën tonë, madje edhe mund të fliste, por ai ka programuar protestën për partinë e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy