Emocionet e humbjes/ Mjeshtri i Meditimit: Ajo që për mendjen është humbje, për trupin është dhembje, menaxhojeni

Emocionet e humbjes/ Mjeshtri i Meditimit: Ajo që për mendjen është humbje, për trupin është dhembje, menaxhojeni

Humbja nuk është vetëm vdekja e një personi të dashur, ndonëse kjo është zakonisht gjëja e parë që na vjen ndërmend.

 Humbje mund të jetë gjithashtu ndarja nga një familje, humbja e një kafshe shtëpiake, një pune, një shtëpie, një statusi social, apo edhe dështimi i një ëndrre.

Lidhur me këtë në një intervistë për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, mjeshtri i meditimit Sheki Useini thekson se ajo çfarë për mendjen është humbje, për trupin është dhembje prandaj duhet të mësoni ti menaxhoni  ato.

Sipas tij, humbja ndodh në mendje, ndërsa dhembja manifestohet në trup.

Ajo që për mendjen është humbje, për trupin është dhembje, prandaj duhet të mësojmë t’i menaxhojmë të dyja.

Mendja nuk përjeton dhimbje, ajo analizon, gjykon, kalkulon.

Mendja njeh humbjen si koncept, ndërsa trupi e përkthen atë humbje në ndjesi të prekshme: në dhimbje fizike apo emocionale.

Mjeshtri i meditimit Useini, nënvizon se këto janë dy realitete të ndryshme, mendja dhe trupi, që e përjetojnë të njëjtën ngjarje në mënyra të ndryshme.

Kjo është arsyeja pse puna me veten duhet të fillojë nga disiplina e mendjes.

Çfarë ndodh në mendje, trupi e përjeton. Mendja mbjell mendimet dhe nga ato mendime lind një sistem i tërë reagimesh në trup.

Prandaj duhet të jemi të vetëdijshëm për cilësinë e ‘farës’ që po mbjellim.”

Nëse e mësojmë mendjen të përballojë më mirë humbjet, trupi nuk do të jetë më i detyruar të vuajë pasojat në formë dhembjeje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy