Lirimi i hapësirave publike në Lezhë/ Bashkia nis kontrollet në terren, 5 ditë kohë për prishje vullnetare (VIDEO)

Lirimi i hapësirave publike në Lezhë/ Bashkia nis kontrollet në terren, 5 ditë kohë për prishje vullnetare (VIDEO)

Zbatimi i urdhrit të kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike ka vënë në lëvizje edhe Bashkinë e Lezhës. 

Prej tre ditësh, Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me strukturat e tjera, ka nisur një fushatë sensibilizuese dhe kontrolluese në qytetin e Lezhës dhe në zonën bregdetare të Shëngjinit. 

Nga inspektimeve ne terren rezulton se pjesa më e madhe e objekteve janë kryer në vitet e shkuara dhe disa kane dokumentacion të rregullt, por janë konstatuar edhe ndërhyrje pa leje. 

Për këto raste, është vendosur një afat 5-ditor për prishje vullnetare, në të kundërt ndërhyrja do të kryhet nga strukturat e IVMT dhe do të shoqërohet me masa administrative. 

Ky aksion është pjesë e një plani më të gjerë për rikthimin e rendit urban dhe përdorimin e hapësirave publike në funksion të qytetarëve dhe turistëve, veçanërisht gjatë sezonit turistik, ku nevoja për qarkullim të lirë dhe mjedise të pastra është edhe më emergjente. 

Ndërhyrjet do të përfshijnë shembjen e strukturave pa leje, largimin e tavolinave, tendave apo kioskave të vendosura jashtë kushteve të lejuara, si dhe pastrimin e çdo pengese që kufizon lëvizjen e lirë të qytetarëve në trotuare apo hapësira të tjera publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy