Tiranë/ Baste sportive online, arrestohen 4 persona

Tiranë/ Baste sportive online, arrestohen 4 persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona të dyshuar se janë pjesë e veprimtarisë kriminale të lojërave të fatit. 

Në prangat e policisë kanë rënë E. A., 43 vjeç, E. T., 34 vjeç, K. B., 47 vjeç, dhe Xh. Ç., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Në njoftimin e saj zyrtar policia thotë se operacioni operacioni i koduar "Bad spin 3",  u zhvillua i bazuar në inteligjencën policore përmes të cilit është bërë i mundur identifikimi i subjekteve dhe shtetasve që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambienteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.

Ndërkohë  uniformat blu thonë se kanë sekuestruar edhe disa celularë në cilësinë e provës materiale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy