Supermodelja Anok Yai zbulon betejën me një sëmundje të lindur në mushkëri

Supermodelja Anok Yai zbulon betejën me një sëmundje të lindur në mushkëri

Supermodelja Anok Yai ka zbuluar se është diagnostikuar me një defekt të lindur në mushkëri, i cili “i ka mbingarkuar zemrën dhe i ka dëmtuar gradualisht mushkëritë”.

“Gjatë vitit të kaluar kam qenë duke u përballur me këtë betejë të heshtur”, shkroi Yai, 28 vjeçe, në një postim në Instagram të premten, të shoqëruar me disa video nga periudha e saj e rikuperimit në spital.

Duke theksuar se kishte qenë “asimptomatike për pjesën më të madhe të jetës”, modelja tregoi se problemi shëndetësor u zbulua pasi ajo kishte një “kollë të vazhdueshme”.

“Kolla u shndërrua në dhimbje gjoksi, episode kollitjeje me gjak dhe më pas, herë pas here, vështirësi në frymëmarrje”, shkruan ajo.

“Vendosa ta përballoja këtë situatë ndërkohë që përpiqesha të gjeja mjekun dhe momentin e duhur. Shumë shpejt e kuptova se nuk do të kishte kurrë një ‘kohë të përshtatshme’ shëndeti im vetëm sa do të përkeqësohej.

Dje iu nënshtrova një operacioni të suksesshëm robotik në mushkëri, falë Dr. Robert Cerfolio dhe ekipit të tij të sjellshëm dhe shumë profesional. U jam përgjithmonë mirënjohëse që më dhuruan më shumë kohë për të jetuar”, shkruan Yai.

Kirurgjia torakale robotike është një formë e kirurgjisë minimalisht invazive, e përdorur në procedura torakale, përfshirë disa raste të kancerit të mushkërive. Ajo mund të përdoret për heqjen e indeve të sëmura të mushkërive dhe, në disa raste, të nyjeve limfatike përreth.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy