1 muaj kohë do të jetë e mjaftueshme që rrogat e punonjësve të policisë private të rriten dhe të bëhen njëlloj me ato në shtet. Kështu e ka gjykuar ministri i brendshëm Saimir Tahiri. Gjatë një takimi me grupin e interesit ai tha se ministria e brendshme do të bëj të gjitha përpjekjet ligjore që pagat të rriten.



