
Protestuesit e mbledhur në selinë e Partisë Demokratike në nisje të protestës, shprehin shqetësimet që i kanë bërë të dalin në rrugë në protestën e thirrur nga opozita.
Pensionet nuk janë ngritur, punë jo, prandaj kemi dalë.
Kështu tha njëri prej qytetarëve, për mikrofonin e MCN TV.
Një tjetër qytetar deklaroi se qeveria nuk ikën me tam tam dhe me daulle.
Si të them moj vajzë... dihet kjo punë, krizë ka gjithë bota, por nuk ka lidhje kriza në Ukrainë me domaten në Lushnjë.
Mbreti dikur e di ça bënte, u ngrit populli në protestë dhe tha ça janë këta leckamanë që bërtasin. Çfarë duan? Rritje rrogash!
Ngrijua rrogat 50% tha. Ikën qytetarët, rroftë mbreti thanë. Ndërkohë ministri i Financave u rriti taksat 70%. Kështu dhe me ne.
E shtynë dhe fashën e energjisë sa të kalojë kjo fazë, por qeveria nuk ikën me tam tam, me daulle.
Pa pikë turpi thotë Kryeministri i një vendi, të na rrojë Turqia, Rusia, Kina.
Ky është shtet për qentë, qentë rrojnë me biftek, ne rrojmë me kos dhe ujë. Ky është shtet për gabelët.



