
Veterani më i vjetër amerikan i Luftës së Dytë Botërore vdiq të mërkurën në moshën 112-vjeçare, tha Muzeu Kombëtar i Luftës së Dytë Botërore.
Laërence Brooks u dërgua në ushtrinë amerikane në moshën 31-vjeçare dhe e kaloi Luftën e Dytë Botërore në Batalionin e 91-të të Inxhinierëve. Pas luftës ai punoi për 40 vjet si motorçiklist.
Brooks la pas pesë fëmijë, 13 nipër e mbesa dhe 32 stërnipër, tha muzeu në një deklaratë.
Muzeu tha se vdekja e Brooks tregoi dhe një herë rëndësinë e misionit të tyre për të ruajtur historitë e burrave dhe grave që shërbyen në Luftën e Dytë Botërore për brezat e ardhshëm.
Nga 16 milionë veteranë amerikanë që luftuan në Luftën e Dytë Botërore, rreth 240,000 mbeten gjallë, sipas Departamentit të Çështjeve të Veteranëve të SHBA.



