Ramabaja: Dialogu është në fazën e vdekjes. Oferta e Cameron për hekurudhën, e jashtëzakonshme! (VIDEO)

Ramabaja: Dialogu është në fazën e vdekjes. Oferta e Cameron për hekurudhën, e jashtëzakonshme! (VIDEO)

Drejtori i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, Sadri Ramabaja tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se me pak vullnet politik dhe me pak lobim nga partnerët strategjik ndërkombëtarë, Kosova mund gjejë konsensus nga të gjitha vendet e aleancës për anëtarësim në NATO.

Më tej, Ramabaja tha se dialogu është në fazën e vdekjes, në inkubator dhe sigurisht që nxjerrja nga inkubatori mund të bëhet nga faktori perëndimor kur të stopojë oreksin e Serbisë për krijimin e botës serbe.

Me pak vullnet politik po, me pak lobim politik të komplet faktorit shqiptar dhe miqëve dhe partnerëve tanë strategjik po.

Edhe për një arsye shtesë. Dje ka filluar faza e dytë e stërvitjeve ruso- bjelloruse të forcave taktike bërthamore. Po dje në vizitë ka vajtur dhe dora e djathtë e Putinit për Ballkanin, zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandër Vulin dhe prej andej është tallur me Perëndimin dhe me 8 qershor kanë promovuar objektivin për krijimin real të botës serbe. Kanë aprovuar dhe një program që e kanë quajtur deklaratë dhe pretendimi për të zbritur në brigjet e lumit Ibër është pothuajse i hapur. Koha ka qenë dje për pranimin e Kosovës në NATO, ndërkaq sot dhe nesër mund të jetë paksa e vonuar. 

25-vjetori i  çlirimit e gjen Kosovën më të përgatitur edhe si partner të Perëndimit dhe më të predispozuar për të qenë partner edhe në këtë betejë të rirreshtimeve gjeopolitike që po ndodhin.

Dialogu është në fazën e vdekjes në inkubator dhe sigurisht që nxjerrja nga inkubatori mund të bëhet nga faktori Perëndimor kur ta stopojë oreksin ekspancionues të Serbisë për krijimin e botës serbe, që de facto është Serbia e madhe dha dalja e saj në Adriatik.

Kishte një vizitë tejet të rëndësishme në Tiranë të ministrit të Jashtëm të Britanisë së Madhe që bëri një ofertë të jashtëzakonshme të fillimit të ndërtimit të hekurudhës Prishtinë-Durrës, do të ishte në nderin e dy kryeministrave tanë që t’i japin një përgjigje më të shpejtë mirënjohëse dhe falënderuese kësaj ofertë bujare që de facto e bashkon kombin shqiptar. Ura do të projekt strategjik i dorës së parë. Të tjerat, hatër mbetje, gara për pushtet dhe legjitimitet brenda kombit janë çështje që presin dhe ka kohë. Mund të bëhen në rrethana të tjera.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy