
Ontario ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas protestave afro dy javore të drejtuesve të kamionëve që "paralizuan" Otavën.
Urdhri erdhi në një kohë që vijojnë demonstratat e drejtuesve të kamionëve duke bllokuar disa pjesë të Otavës një nyje jetike e tregtisë SHBA-Kanada.
Shoferët e kamionëve kërkojnë heqjen e të gjitha kufizime anti-Covid.
Shefi ekzekutiv i Ontarios Doug Ford u zotua se do të bëjë ç’është e mundur për t’u dhënë fund protestave. Ai ka propozuar gjoba deri në 100 mijë dollarë dhe deri në një vit burg për ata që e bllokojnë qarkullimin.



