Indonezia kundër "rrymës", fillon vaksinimin me të rinjtë

Indonezia kundër "rrymës", fillon vaksinimin me të rinjtë

Në programin e saj të vaksinimit, Indonezia ka vendosur të ndjekë një rrugë tjetër, ndryshe nga të gjitha vendet e tjera.

Vaksinimi nuk do të fillojë me të moshuarit, por me punëtorë të moshës midis 18 dhe 59, duke filluar nga punonjësit  shëndetësorë dhe më pas me zyrtarët publikë.

Profesori Amin Aoebandrio ka shpjeguar për BBC  arsyen se përse Indonezia ka zgjedhur këtë mënyrë.

Sipas tij duhet filluar me ata që janë në punë dhe mund të përhapin virusin edhe tek pjestarë të tjerë të familjes.

“Ne po synojmë ata që mund të përhapin virusin" tha ai.Një qasje që ai beson se do t'i japë vendit një shans më të mirë për të marrë imunitetin e tufës.

Fushata e vaksinimit filloi sot, ndërkohë që Presidenti Joko Ëidodo, 59 vjeç, ishte i pari që mori vaksinën anti-Covid.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy