Sot protesta e tetë kombëtare në Tiranë

Sot protesta e tetë kombëtare në Tiranë

Sot zhvillohet protesta e tetë kombëtare e opozitës e cila ka për qëllimim krijimin e një qeverie tranzitore dhe krijimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Bëhet me dije se protesta do të nis sot në orën 19:00 dhe do të vijojnë deri në orën 23:59.

Ndërkaq njësoj si në protestat e fundit, Policia ka dhënë leje për mbajtjen e tubimit deri në orën 21:00.

Përsa i takon skenarit ai do të jetë po i njëjtë, qytetarët do të protestojnë fillimisht para kryeministrisë dhe më pas do të marshojnë drejt Parlamentit, ndërsa do të përdoren forma të ndryshme për të ironizuar edhe vizualisht qeverinë pas publikimit të audio-përgjimeve nga revista “Bild”.

Për protestën e sotme do të angazhohen rreth 1700 efektivë policie.

Ashtu si edhe në protestat e shkuara, është vendosur perimetri i sigurisë. tek Ministria e Brendshme, por edhe te Paramenti është vendosur një gardh metalik, për të mos lejuar kalimin e këtij perimetri nga ana e protestuesve.

Vendimi për të mbajtur protestën e sotme u mor menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës më 2 qershor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy