Tërmeti me afërsisht 1 mijë të plagosur në Izmir, shkon në 64 numri i viktimave

Tërmeti me afërsisht 1 mijë të plagosur në Izmir, shkon në 64 numri i viktimave

Ka shkuar në 64 numri i personave që kanë ndërruar jetë prej tërmetit në Izmir të Turqisë sipas Anadolu Agency, e cila i referohet Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD). Po sipas mediave turke, mes viktimave janë edhe 3 shqiptarë.

Çifti i bashkëshortëve Hatixhe dhe Bajram Dogruja (70 dhe 73 vjeç) dhe një 64 vjeçare, kanë qenë pjesë e shqiptarëve që janë zhvendosur në Turqi në vitin 1956.

Ndërkohë prej tërmetit me magnitudë 6.6 ballë të ditës së premte kanë mbetur të lënduar 940 persona, 772 prej të cilëve kanë lënë spitalet, ndërsa pjesa tjetër vijon të marrë trajtimin shëndetësor.

Ajo që po tmerron më shumë Izmirin, qytetin e tretë për nga madhësia në Turqi, janë paslëkundjet. 947 janë rregjistruar dero më tani, 43 prej të cilave më të forta se 4 ballë.

Për këtë fatkeqësi presidenti turk Erdogan tha se shumë shpejt do të ndërtohen shtëpi të reja për të gjithë ata që kanë mbetur pa një kulm mbi kokë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy