
Ka shumë civilë të bllokuar në fabrikën e rrethuar Azovstal, thotë nënkryetari i bashkisë së Mariupolit.
Rusia u ka dhënë një afat të ri prej orës 11:00 të paradites së kësaj të mërkure trupave ukrainase në Mariupol për t'u dorëzuar, por Ukraina është zotuar të vazhdojë të mbrojë qytetin port.
Luftëtarët e mbështetur nga Rusia thuhet se po përpiqen të sulmojnë fabrikën e çelikut Azovstal, ku thuhet se po qëndrojnë trupat dhe civilët ukrainas.
"Unë mund të konfirmoj se ka shumë civilë. Janë kryesisht qytetarë të ndërtesave më të afërta të shkatërruara dhe shumë punëtorë të fabrikave të çelikut. Ata e dinë që fabrikat e çelikut kishin një strehë të mirë për bomba dhe disa ushqime dhe ujë të rezervuar në strehën e bombave. Kjo është arsyeja pse ata vendosën me familjet e tyre të jetonin në këtë strehë për bomba", tha Sergei Orlov për Newsday të BBC-së.
Më tej ai theksoi se në bazë të situatës, asnjë ndihmë nuk është aktualisht e mundur për ata që ndodhen në fabrikë.
"Ata kanë mungesë absolute të gjithçkaje. Mungesa e ujit, ushqimit, ilaçeve, ndihmës dhe Rusia bllokon totalisht gjithçka, çdo ndihmë humanitare apo evakuim," thotë ai.
Një komandant ukrainas në qytetin port të Mariupolit ka thënë se forcat në fabrikën e çelikut Azovstal nuk do të dorëzohen ndërsa vazhdojnë luftimet kundër forcave ruse.
Majori Serhiy Volyna i brigadës së 36-të tha se ushtarët e tij do të vazhdojnë operacionet luftarake deri në fund.
Në një video të dërguar në The Washington Post, komandanti u kërkoi gjithashtu udhëheqësve botërorë të ndihmonin në evaukuimin e sigurt të civilëve nga Mariupol.
Major Serhiy Volyna of the 36th Separate Marine Brigade, whose soldiers have been holding out in the Azovstal Iron and Steel Works against a Russian force that vastly outnumbers them, tells The Post he will not surrender. https://t.co/DW48aDGvag
— The Washington Post (@washingtonpost) April 20, 2022



