Lapaj: Sot Shqipëria është në vdekje klinike, populli ndodhet përballë të korruptuarve

Lapaj: Sot Shqipëria është në vdekje klinike, populli ndodhet përballë të korruptuarve

Adriatik Lapaj Përfaqësues i ‘Shqipëria bëhet’ i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV tregoi se kjo forcë e tyre politike prej 7 muajsh është duke punuar në takime të përditshme me qytetarët, me propozime për ligjin për referendume, për votën e emigrantëve. Ai tha se sot Shqipëria është në vdekje klinike dhe çdo diskutim ideologjik nuk ka vlerë, ndërsa theksoi se ne jemi në një fazë ku ka vetëm dy palë të korruptuarit përballë popullit. Sipas Lapajt ekipi i tij nuk ndalet dhe se ata janë në betejë për të bërë një bashkim për të çarë sistemin e kleptokracisë. ‘Në Shqipëri në gjykimin tim ka dy palë të korruptuarit nga njëra anë përballë popullit, janë ata që e kanë vjedh Shqipërinë përballë atyre që kërkojnë shtetin e së drejtës. Sot Shqipëria është në vdekje klinike dhe çdo diskutim ideologjik kur vendi është në këtë vdekje nuk ka vlerë. Unë me Arlindin mund të jemi ideologjikisht përballë por këtu është vendi sot për të përçarë makutërinë, ndarja s’duhet të jetë ideologjike, por bashkimi për të rrëzuar këtë. Ne jemi në një fazë ku ka vetëm dy palë të korruptuarit përballë popullit. Kur vendosa të hedh këtë hap në jetën publike mora parasysh se duhet të funksionojë në ekip dhe egot ti lë në shtëpi dhe tashmë jam në një fazë që po bëj detyrën ndaj atyre që aspirojnë për ndryshimin e vendit. Nëse ne nisim se kush është më i miri nuk i shërbejmë vendit, por i shërbejmë pa dashje të shkuarës. Ajo që po them është se e shtrij dorën për bashkim, ekipi ynë nuk ndalet ne jemi në një betejë për të bërë një bashkim për të çarë sistemin e kleptokracisë dhe qytetarët këtë presin dhe jo të gjejmë se kush është më i miri", tha Lapaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy