
Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës, Sergei Lavrov dhe Dmytro Kuleba, mbërritën mëngjesin e kësaj të enjteje në Turqi, për takimin e parë të nivelit të lartë mes dy vendeve, qysh nga nisja e agresionit rus.
Zyrtarë të Kievit dhe të Moskës, kanë mbajtur deri më tani tre raunde negociatash në Bjellorusi, ndërsa takimi i sotëm mes dy kyediplomatëve, zhvillohet në Antalia të Rusisë.
Kjo është hera e parë që Rusia, dërgon një ministër për të negociuar për krizën.
Takimi nisi rreth orës 09.00 me orën tonë, nën ndërmjetësimin e ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.
Takimi u propozua nga pala turke, pasi sot kryediplomati rus Lavrov, do të marrë pjesë në një forum diplomatik në Antalia.



