Një ditë pas protestës kombëtare të opozitës së vendit, policia ka nisur procedimet, arrestimet dhe ka bërë shpalljen në kërkim të personave që dyshohet se janë përfshirë në akte dhune.
Siç raporton për “MCN live” , gazetari Besmir Pula, deri tani një person është arrestuar, 3 janë proceduar penalisht dhe 9 të tjerë janë shpallur në kërkim policor.
Burime nga Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe Komisariati nr.1, bëhet fjalë për disa ndalime të personave që kanë kryer akte dhune.
Një person është arrestuar, tre po hetohen në gjendje të lirë ndërsa 9 të tjerë janë shpallur në kërkim në lidhje me lidhje me protestën e opozitës.
Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë shkatërrim i pronës me zjarr, kundërshtim dhe mosbindje të policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje e rendit dhe qetësisë publike.
Nga dhuna, flakët dhe molotovët ndërkaq kanë mbetur të plagosur 10 policë dhe dy protestues, që u dërguan në spital.



