Sot shënon pikërisht data 13 dhe është ditë e premte. Data 13 e premte është konsideruar gjerësisht një "ditë e pafat" ku rreth 17 deri në 21 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara janë të prekur në mënyrë aktive nga frika e kësaj dite duke ndërprerë edhe aktivitetet e tyre të ditës. Bestytnitë rreth kësaj dite mendohet të kenë ardhur gjatë Mesjetës, dhe mund të ketë edhe origjinë biblike i referohet një mit që daton në kohët Viking.
