Protestat në Serbi, “dorëzohet” Vuçiç: E morëm mesazhin!

Protestat në Serbi, “dorëzohet” Vuçiç: E morëm mesazhin!

Protesta me qindra mijëra protestues mbrëmjen e së shtunës në kryeqytetin e Serbisë, Beograd është kthyer në një nga tubimet më të mëdha në dekada, megjithatë shifrat e pjesëmarrësve janë ende të paqarta.

Ndërkohë që qeveria flet për 107 mijë, të dhënat nga Arkivi i Takimeve Publike tregojnë për 275,000-325,000 pjesëmarrës, duke lënë të hapur mundësinë që numri të ketë qenë edhe më i madh.

Protestat prej muajsh janë shndërruar në një lëvizje kombëtare kundër presidentit Aleksandër Vuçiç, i cili ka qenë në pushtet për 12 vjet si kryeministër apo president. Ky i fundit, në një dalje për mediat pas protestave, tha se e kishte kuptuar mesazhin dhe do t’i përgjigjej thirrjeve.

"Të gjithë njerëzit në pushtet duhet ta kuptojnë mesazhin kur mblidhen kaq shumë njerëz. Ne do të duhet të ndryshojmë.”, tha Vuçiç.

Megjithatë Vuçiç i ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme akuzat për korrupsion duke i cilësuar si përpjekje për destabilizim të mbështetur nga agjencitë perëndimore të inteligjencës.

Gjatë protestës, policia raportoi disa incidente, duke përfshirë një makinë që përplasi një kolonë protestuesish në periferi, duke lënduar tre persona, dhe një sulm ndaj një studenti dhe një profesori në qendër të qytetit, ndërsa në total janë plagosur 56 persona.

Për më tepër, 26 persona u arrestuan pas sulmeve ndaj traktorëve të fermerëve pro-Vuçiç të parkuar pranë Parkut Pionirski. Përkundër tensioneve, protestuesit u pritën me mbështetje nga banorët e Beogradit, të cilët u ofruan ushqim dhe ngrohje.

Demonstruesit duke kërkuar përgjegjësi për katastrofën e stacionit hekurudhor në Novi Sad në nëntor 2024, ku u vranë 15 persona, kanë paralajmëruar gjithashtu një grevë në ditët në vijim me synimin për të nxitur edhe punonjësit e sektorit publik ose bizneset që t’ju bashkohen.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy