Sterilizimi dhe Check-up/ Gjergji: Ka pasur shkelje dhe abuzime, thirrja e dëshmitarëve kyç shërben për transparencë (VIDEO)

Sterilizimi dhe Check-up/ Gjergji: Ka pasur shkelje dhe abuzime, thirrja e dëshmitarëve kyç shërben për transparencë (VIDEO)

Deputetja demokrate Zheni Gjerhji në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN ka komentuar lidhur me dakordësinë e rënë mes PD dhe PS për listën e dëshmitarëve për sterilizimin dhe Check-up.

Ajo u shpreh se kemi pasur disa mosdakordësi me mxhorancën sa i përket listës, ndërsa theksoi se nga hetimet është duke u vërtetuar se ka shkelje dhe abuzime. Sipas saj ishin pengesat e qeverisë ato që i detyruan të kërkojnë shtyrjen e hetimeve.

Natyrisht që gjatë këtyre muajve që komisioni hetimor ka ushtruar funksionet e tij kemi pasur disa mosdakordësi për dëshmitarët por është parë që ne në punën tonë kemi pasur të drejtë dhe se duhet të thirren të gjithë dëshmitarët që kanë firmosur të dy koncesionet për të treguar pse kanë favorizuar klientët e tyre për këto dy koncesione.

Mendoj se gjatë këtij muaji pushimi ka pasur dhe një reflektim nga maxhoranca që Beqaj dhe drejtorët e spitaleve rajonal të jenë pjesë e dëshmitarëve për të hetuar deri në fund këtë aferë në mjekësi. Ka pasur një zvarritje të seancave prandaj u kërkua dhe shtyrja e afatit me dy muaj sepse kemi pasur mungesë të informacioneve të kërkuara nga institucionet përkatëse. Nuk ka pasur arsyetim për vonesat, por këto materiale mezi i ka administruar komisioni.

Besoj se koha që kemi në dispozicion dhe thirrja e dëshmitarëve kyç si Beqaj, Rrapaj dhe Rrjepaj mendoj se nuk do e prekin hetimin, por do jetë transparencë e hapur për publikun dhe për të kuptuar se sa e madhe ka qenë kjo aferë korruptive nëse ka pasur një të tillë. Ne kemi vazhduar punën shumë qetësisht dhe kemi dëgjuar të gjithë dëshmitarët. Ka qenë qeveria që na ka mohuar marrjen e materialeve  në kohë për të vijuar hetimet. Mendoj se duhet të ruajmë qetësinë të gjithë për ti shkuar deri në fund këtij hetimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy