Arrestohen “dy ushtarët” e Martinajt/ Pula: Njëri ishte pjesë e grupit për eliminimin e Indrit Dokles (VIDEO)

Arrestohen “dy ushtarët” e Martinajt/ Pula: Njëri ishte pjesë e grupit për eliminimin e Indrit Dokles (VIDEO)

Një operacion i zhvilluar me urdhër të SPAK ka çuar në pranga dy “ushtarë” të Ervis Martinajt, bosit të lojërave të fatit, i zhdukur që prej gushtit 2022. 

Forcat Operacionale bastisën në orët e para të mëngjesit dy vila në zonën e Fushë-Kuqes, e njohur si baza e Martinajt, dhe arrestuan dy persona me rrezikshmëri të lartë, Elvin Merlika, 47 vjeç, dhe Alket alias Fred Xhixha, 42 vjeç, bëri të ditur për “MCN Live” gazetari Besmir Pula.

Emrat e Merlikës dhe Xhixhës figurojnë në dosjen e “Plumbit të Artë”, pas dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani. Ata akuzohen për “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Sipas të dhënave, Merlika ka qenë pjesë e grupit që do të eliminonte Indrit Doklen, kreun e bandës së Durrësit. Porosia për vrasjen e Dokles dyshohet se ishte dhënë nga vetë Ervis Martinaj, i cili ishte gati të paguante për neutralizimin e tij.

Operacioni i koduar “Operacionalja 75” u finalizua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale. Dy të kërkuarit u kapën në terren të vështirë dhe ishin të armatosur me armë zjarri pistoleta dhe armë gjahu.

Gjatë kontrollit, forcat e posaçme sekuestruan si prova materiale: 2 armë zjarri tip pistoletë, 2 armë gjahu, municion luftarak, 2 radio të ngjashme me ato të policisë, një jelek antiplumb.

Operacioni u zhvillua në vijim të aksioneve të njëpasnjëshme të Policisë së Shtetit për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacione të siguruara në rrugë operative.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy