Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dibër ku një mësues në gjendje të dehur ka dhunuar me drutë e sobës së zjarrit 12 nxënës së klasës së tretë dhe të parë.
Ngjarja ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Orzhanov”, ndërsa rezulton se 3 prej nxënësve të lënduar ndodhen në gjendje të rëndë. Drejtoria Arsimore e Bulqizës ka pushuar nga puna mësuesin Agim Muça ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



