Gazetari Mariglen Kume thotë se partitë e vogla do të kalojnë pragun dhe do të hyjnë në Parlament si zë opozitar. Kume tha në MCN Informacion se pakënaqësia me partitë e mëdha do të orientojë votën te partitë e reja.

Mendoj që në këto zgjedhje partitë e vogla do të marrin mandate. Nuk janë shprehur delirante. Por hyjnë si zë opozitar në atë parlament. Ata janë kryesisht të rinj, do të kultivohen në opozitë dhe nëse janë konsistentë dhe besnikë ndaj premtimeve që japin, në zgjedhjet e tjera do të rriten. Pak a shumë si vetëvendosja në Kosovë. Nuk mund të bësh opozitë dy vjet para zgjedhjeve, të mos fitosh mandate dhe pastaj të shkrihesh. 12 vjet në pushtet zoti Rama ka patjetër të zhgënjyer. Edhe mes demokratëve ka të pakënaqur. E shoh të vështirë për partitë kryesore të krijojnë qeveri të vetme.

Në lidhje me mundësinë e një marrëveshjeje Rama-Berisha, Kume tha se të tilla bëhen sa herë interesat e tyre bashkohen.

Marrëveshje nuk ka por interesat e dy partive të mëdha kanë konverguar. Të dy palët i kanë bërë llogaritë e brendshme dhe ato kanë konverguar dhe janë kundër interesave të qytetarëve.