Mediat ruse: Bisedimet me Ukrainën, mbahen në mesditë

Mediat ruse: Bisedimet me Ukrainën, mbahen në mesditë

Një ndihmës i presidentit rus tha se bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës pranë kufirit Ukrainë-Bjellorusi pritet të fillojnë në mesditën, në orën 12.00 me orën vendase, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Ndihmësi i presidentit rus, Vladimir Medinsky, i cili drejton delegacionin e Kremlinit, tha se ekipi i tij ishte gati për negociata menjëherë pas mbërritjes së palës ukrainase.

Ndërkohë agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA-Novosti citoi Medinsky të thoshte se logjistika për delegacionin ukrainas ishte “shumë e vështirë” dhe koha e mbërritjes u shty disa herë.

Dy delegacionet do të takohen pranë lumit Pripyat në kufi. Zyra e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko e telefonoi të dielën dhe i ofroi garanci sigurie, se të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin bjellorus do të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit të delegacionit ukrainas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy