Zjarrfikësit e Sao Paulos në Brazil, shpëtuan konsullin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdalla Shaheen, i cili mbeti i bllokuar në makinën e tij për shkak të përmbytjes, duke e nxjerrë atë nga çatia e automjetit dhe duke shpëtuar në mënyrë të ngjashme dy roje sigurie.
Natën mes të martës dhe të mërkurës reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje në të gjithë qytetin e Sao Paulos, ku kishte 36 zona të përmbytura.
Në rajonin qendror, në vetëm dy orë ranë 95.8 milimetra shi.
Zjarrfikësit janë ende në kërkim të një 42-vjeçari i cili u zhduk pasi u tërhoq zvarrë nga uji.



