Papa: Nëse votohet për ekonomi fiton Trump, nëse votohet për abortin Harris. Debatin e fitoi zv.presidenti republikan

Papa: Nëse votohet për ekonomi fiton Trump, nëse votohet për abortin Harris. Debatin e fitoi zv.presidenti republikan

Gazetari Robert Papa, autori i emisionit “Fokus”, duke folur në edicionin e lajmeve në Mcn Tv e konsideroi të hapur garën Harris-Trump, ku sondazhet sipas tij janë në marzhet e gabimit. Papa theksoi se nëse amerikanët votojnë për ekonominë dhe inflacionin fiton Trump, dhe nëse votojnë për abortin fiton Harris. Po ashtu ai vë në dukje një epërsi të lehtë në favor të kandidatit republikan për zv.president në debatin e fundit.

I pyetur sa terren kanë gjetur grupet neonaziste në SHBA, Papa tha:

Është minore. Më shumë pompohet nga media e majtë. Ka elementë sporadikë, por s’është ajo teoria e supermacisë së bardhë, më shumë është propagandë. Ka elementë, por është shumë e vështirë sepse prokurorët e shteteve të ndryshme janë të ashpër ndaj tyre. Problemi është me ardhjen e 20-25 milionë emigrantëve të paligjshëm. Rreth 450 sipas të dhënave të fundit kanë kryer krime, 15 mijë janë në kërkim për krime seksuale. Kjo ka bërë masa e të bardhëve të heshtur të protestojnë, dhe segmente të vogla minore kalojnë edhe në këto grupe, por ndëshkimi ndaj tyre është i rëndë”.

I pyetur për sondazhet në SHBA, Papa u shpreh:

Lidhur me poll-et gara është e hapur, të dyja kampet thonë që jemi fitues. Poll-et janë në marzhet e gabimit. Kanalet e majta kur bëjnë poll-et s’tregojnë gjininë e atyre që kanë marrë te ‘samples’. Problemi është ky, a do ketë ndikim kjo që ndodhi nga Jack Smith dhe a ndihmoi Walz apo Vance. Kandidati republikan u paraqit më njerëzor se në fushatë dhe sipas mediave ka fituar debatin 47 për qind me 46 për qind, pra jemi shumë ngushtë”.

Papa tha ndër të tjera se akuzat në drejtim të Donald Trump kanë patur efekt “boomerang”, duke e rritur republikanin.

Akuzat kanë bërë efekt boomerang. Trump pas çdo akuze, në poll-e u rrit. Trump fushatën e ka përfunduar te MAGA, te baza e djathtë e republikanëve, nuk po orvatet të hedh sytë te indipendentët. Harris në krahasim me Biden është rritur shumë. Por s’mendoj që Harris do të marrë 81 milionë vota që mori Trump, dhe as Trump 74 milionë sa mori. Poll-et kanë treguar që është vështirë t’ua marrësh përgjigjen amerikanëve se për kë do votojnë. Për ekonominë mbështet Trump. Ka dalë aborti, natyrisht që është një kambanë e madhe mbi kokën e republikanëve. Nëse votohet për abortin fitorja shkon nga znj.Harris. Nëse do votojnë për ekonominë, inflacionin, hapja e kufirit për emigrantëve të paligjshëm amerikanët do votonin për republikanët. Trump s’po tregon rekordet e tij si president, po merret me sharjet personale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy