
50-vjeçari Pëllumb Meta nga Shënavlashi i Durrësit dyshohet se është vrarë dhe më pas varrosur nga vajza e tij, Hygerta Meta.
19-vjeçarja, e cila studionte Ekonomi/biznes në Universitetin e Tiranës, ka dëshmuar se dëshironte që të ndiqte studimet dhe ëndrrat e saj, por i ati kërkonte ta fejonte me zor, raporton korrespondentja e MCN nga Durrësi, Ervina Garo.
Hygerta Meta deklaroi se 50-vjeçari insistonte që ajo të martohej me një djalë nga fshati, emigrant në Itali, që sipas të resë nuk ishte në nivelin e saj.
19 vjeçarja studente ne Tiranë për biznes, ka marre përsipër autorësinë e krimit, nder to dhe dërgimin e automjetit te babait ne zonën e plazhit. Vrasjen e te atit e ka kryer me pistoletën e viktimës qe e mbante pa leje por policia ende nuk ka mundur te sekuestroje armen dhe as gëzhojat, te cilat po ashtu ka deklaruar se i ka hedhur ne zonën e sektor Rinia.
'Doja të ndiqja ëndrrat e mija, të vazhdoja shkollën. Dita më e lumtur e jetës time ka qenë kur fitova degën ekonomi-biznes. Ai donte të më fejonte me dikë që nuk ishte në nivelin tim. Kishin hyrë shkuesi me një djalë nga fshati, emigrant në Itali. Por unë nuk doja atë, babai këmbënguli dhe fillimisht e vrara me armë zjarri dhe më pas e varrosa", citohet të ketë thënë vajza.
Por policia e Durrësit duke parë për mënyrën e fshehjes së trupit, ka dyshime edhe për rolin e nënës dhe dy vëllezërve në fshehje dhe moskallëzim të krimit.
Policia ka dyshime se19-vjecaraja nuk e ka vepruar e vetme. Ajo pasi e ka vrarë e ka mbështjell me qese e ka varrosur në ambientin që ishte për bagëtitë. Duke pas në konsideratë moshën e saj dhe mënyrën se si ka vepruar më tej në fshehjen e trupit, ka shfaqur dyshime për rolin e nënës dhe dy vëllezërve në fshehje dhe moskallëzim të krimit, të cilat poashtu janë marrë në pyetje, për të kuptuar secili rolin e tyre në këtë ngjarje të rëndë.
Janë marre në pyetje dhe pala qe do behej krushqi, dhe kane pohuar se jo vetëm nuk dinin gjë, sepse 19 vjeçarja dukej si një vajze qe nuk duket se nuk i bënte kujt keq lere me prindit te saj.



