Aksidenti me 5 viktima në Qafë-Muzinë, arrestohet shoferja e makinës që i preu rrugën furgonit

Aksidenti me 5 viktima në Qafë-Muzinë, arrestohet shoferja e makinës që i preu rrugën furgonit

Furgoni e mori kthesën gjerë dhe shoqja jonë (drejtuesja e ‘Range Rover’ frenoi për të shmangur përplasjen, ndërsa makina rrëshqiti nga lagështia".

Kështu kanë deklaruar dy shtetaset italiane, Anna Cascavilla, 23 vjeçe, dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, të cilat i mbijetuan bashkë me shoferen aksidentit, nga i cili 5 persona ndërruan jetë.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Qafën e Muzinës, ndërsa gjatë orëve të natës është dhënë urdhri i ndalimit për shoferen e fuoristradës, 22-vjeçaren Rexhina Çelhaka, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Kjo shtetase, duke drejtuar mjetin “Land Rover”, në aksin rrugor Muzinë-Jorgucat, është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin Bardhi Proda, 51 vjeç dhe për pasojë mjeti furgon ka rënë disa metra poshtë rrugës.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit, Bardhi Proda, banues së Sarandë, pasagjerët Fiqiri Korçari, 77 vjeç, Drita Korçari, 72 vjeçe, Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe, banuese në Ukrainë dhe Olesander Fediaieva, 53 vjeç, banues në Ukrainë.

Gjithashtu kanë mbetur të dëmtuara shtetaset Gerta Kaberdini 25 vjeçe, banuese në Tiranë (pasagjere në mjetin tip furgon), Rexhina Çelhaka (drejtuese e mjetit “Land Rover”), Anna Cascavilla 23 vjeçe dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, banuese në Itali (pasagjere në mjetin “Land Rover”).

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të aksidentit. 

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy