Biden: Siguria e Izraelit është kritike

Biden: Siguria e Izraelit është kritike

Presidenti Joe Biden thotë se ai autorizoi "mbështetje jetike për Izraelin" pas nënshkrimit të pr.ligjit të ndihmës prej 95,3 miliardë dollarë për aleatët e SHBA.

Legjislacioni i siguron ushtrisë izraelite rreth 15 miliardë dollarë ndërsa vazhdon të sulmojë Gazën, ku më shumë se 34,000 njerëz janë vrarë në gjashtë muajt e fundit.

“Siguria e Izraelit është kritike. Unë gjithmonë do të sigurohem që Izraeli të ketë atë që i nevojitet për të mbrojtur veten kundër Iranit dhe terroristëve që ai mbështet”, tha Biden.

Ndihma ushtarake vjen pasi Izraeli kërcënon një pushtim tokësor të qytetit jugor të Rafahut, ku janë strehuar më shumë se një milion palestinezë.

Ushtria izraelite thotë se po vazhdon të kryejë sulme pranë korridorit Netzarim, një rrugë që ndan Gazën veriore dhe jugore, duke vrarë shumë luftëtarë dhe duke shkatërruar infrastrukturën ushtarake. Po ashtu bëhet me dije se janë shkatërruar “celulat snajper” të Hamasit të vendosura në kampin e refugjatëve Nuseirat të Gazës qendrore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy