Garda e Republikës ka reaguar pas deklaratave të Berishës se punonjës të kësaj strukture kanë qenë me armë në sallën e Kuvendit ditën e sotme.
Në një deklaratë për mediat, Garda sqaron se këto pretendime nuk janë të vërteta dhe në zbatim të ligjit punonjësit nuk kanë pasur armë.
Reagim për mediat i Gardës së Republikës
Lidhur me pretendimin e disa deputetëve të opozitës, se punonjës të Gardës në seancën parlamentare kanë qenë me armë në sallë, Garda e Republikës sqaron se:
Ky pretendim është tërësisht i pa vërtetë.
Asnjë prej punonjësve të Gardës së Republikës, siç parashikon baza ligjore në fuqi, nuk ka qenë i pajisur me armë zjarri brenda sallës ku zhvillohen punimet. Garda e Republikës mbetet e vendosur të ushtrojë gjithë përgjegjësitë dhe detyrat e ngarkuara, në funksion të garantimit të ligjit.



