Gruaja e Klement Balilit: Im shoq po përdoret nga politika, policia na terrorizoi

Gruaja e Klement Balilit: Im shoq po përdoret nga politika, policia na terrorizoi

Bashkëshortja e Klement Balilit thotë se emri i bashkëshortit të saj po përdoret politikisht. Alma Balili thotë se ajo dhe familja e saj janë terrorizuar nga kontrolli i dhjetëra forcave të policisë ende pa u zbardhur dita, në banesën e tyre në fshatin Stjar.

Gjatë këtij aksioni, policia shoqëroi djalin e tij, dy vëllezërit, nipërit, e deri punonjës të subjekteve të tij. “Në orën 04:30 të mëngjesit, kur të gjithë në shtëpi ishin në gjumë, erdhën forcat e Policisë. Kishin rrethuar shtëpinë tonë, shtëpitë e kunetërve të mi, të vëllezërve të Kelit. U futën në oborr fillimisht nga dera, por edhe nga muri, pastaj hynë në shtëpi brenda. Kontrolluan në gjithë shtëpinë, në çdo cep të saj, pastaj morën djalin e hipën në makinën e tij dhe nuk e lanë ta ngiste ai makinën. Më thanë e marrim thjesht për një deklaratë dhe jemi këtu jashtë. Ikën, morën edhe djalin dhe, sipas të dhënave, e kanë çuar në Gjirokastër. Te familjet e tjera të vëllezërve të Kelit kanë marrë djemtë nga krevati, që ishin fëmijë të vegjël”, ka rrëfyer ajo për “Panoramën”.

Alma Balili thotë se i shoqi është i pafajshëm, por po përdoret nga politika.  

“Klement Balili është një njeri i pastër. Dosjen e tij e ka prokuroria, le të merret ajo me këtë punë e të mos merren politikanët. Ata tani të gjithë po e përdorin për arsyet e tyre personale. Do ta kërkojmë të drejtën deri në gjykatat ndërkombëtare. Do t’i shes të gjitha për të gjetur të drejtën”, thotë ajo. “Klement Balili po përdoret shumë keq nga forcat politike. Kjo gjë tani ka dalë hapur, sheshit. Ne nuk jemi budallenj. I gjithë populli i Delvinës e Sarandës e njeh se kush është Klement Balili dhe le t’ia lëmë drejtësisë në dorë, të mos merret politika”, shton ajo.

Ajo thotë se nuk e di ku ndodhet i shoqi. “ Vëllai i tij është shprehur se nuk ndodhet në Shqipëri… Nuk di gjë. Jo, sinqerisht që nuk di gjë…”, thotë ajo.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy