Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e sotme e Albi Bashaliut, 35 vjeç banues në fshatin Gjocaj, Peqin.
Mësohet se vëllai i viktimës ndodhet në burg, i dënuar për një vrasje të ndodhur në qershor të këtij viti. Vëllai i viktimës, Leonard Bashaliu kishte vrarë shtetasin Albert Xhahysa, 44 vjeç, në ambientet e një lokali, pas një sherri qe kishte nisur vite me pare per gervishtjen e nje makine.
Paraprakisht dyshohet se edhe vrasja e sotme ka ndodhur për motive hakmarrje, dhe kjo është një nga pistat ku është duke hetuar policia.
Ndërkohë i riu u ekzekutua sot rreth orës 08:40, autorët i kanë djegur edhe automjetin e 35-vjeçarit, që ndodhej i parkuar vetëm pak metra larg vendit ku ndodhi vrasja.



