Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, thotë se nuk është penduar për koalicionin me PD-në dhe ndihet mirë në opozitë. I ftuar në Ora News, Ndoka tha se ky qëndrim përforcohet edhe nga fakti se kryeministri Rama hodhi tutje kauzat e tij si opozitar.
“Kam bashkëpunuar me PS kur ishte në opozitë për standardin e zgjedhjeve, votën e lirë që Rama i kishte shumë për zemër kur ishte në opozitë, por i harroi gjatë rrugës kauzat e tij të famshme. Sot jam në opozitë dhe besoj se misioni i opozitës është shumë i rëndësishëm për një politikan dhe deputet. Nuk jam penduar, e tillë është vota e qytetarëve për ne. Opozita mori goditje në zgjedhje”, tha ai.



