Nisma “Po t’vjen një kartolinë”/ Stafa: Të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla, por me dashuri të madhe

Nisma “Po t’vjen një kartolinë”/ Stafa: Të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla, por me dashuri të madhe

Osman Stafa është gazetari i cili krahas punës merret me punë humanitare.

Në një intervistë për programin e mëngjesit në “Zgjohu me MCN’, prej 4 vitesh ai udhëheq nismën “Po t’vjen një kartolinë” përmes një cilës me dhurata ata gëzojnë fëmijët kryesisht në zonat rurale.

Më këtë nismë ne kemi zgjedhur të shkojmë vetëm në zonat rurale, zonat e thella. Kjo për t’i gëzuar ata fëmijë, të cilët kurrë nuk kanë marrë dhurata asnjëherë.

Kemi katër vite që jemi duke zhvilluar këtë nismë me këtë kartolinë, e kemi filluar në kohën e tërmetit për ti gëzuar ata fëmijë që kanë përjetuar traumë.

Pastaj pas pandemisë e ndryshuar në “Po t’vjen një kartolinë”, si një lloj emocioni nga dikush, që s’të njeh por të sjell dhuratë, për të të gëzuar.

Janë familje të zonave të thella të cilat jetojnë në ato zona urbane, që qëndrojnë nëpër fshatra për arsye ekonomike.

Jemi një ekip prej vitesh që bashkëpunojmë në këto nisma me dëshirën për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe.

Jemi njerëz të profesioneve të ndryshme të cilët blejnë dhurata i mbështjellin dhe i sjellin. Beso, që lumtura e atyre fëmijëve kur i shohin dhurata nuk ka të paguar.

Osmani thotë se krahas kësaj është edhe nisma tjetër e tapave plastike, përmes së cilave duke i mbledhur ato sigurohen mjete për proteza për fëmijët që kanë nevojë.

Nisma e tapave plastike është një aktivitet humanitar që e nisa nga fakti që teksa në vendet e jashtme bëjnë namin, thashë pse mos ta bëjmë edhe ne këtu.

Është një gjë elementare kjo tapa këtu nuk ka asnjë lloj peshe që të thuash që më lodhi po e mora. Do vazhdojmë sikur nga kjo mbeturina të prodhohet një shpresë për një individ që ka nevojë për protezë, flasim për fëmijë dhe të moshuar që për arsye të ndryshme kanë amputuar gjymtyrën. Ti japim atyre një mundësi dhe tu sigurojmë një protezë.

Me këto tapa dikush do ngrihet në këmbë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy