Kreu i LSI-së Ilir Meta i ka dhene pergjigje thashethemeve qe po qarkullojne keto dite se mes tij, pas darkes ne kryeminstri me Ramen, do te kete nje takim mes tij dhe liderit te opozites Lulzim Basha.
Ai nuk ka kundërshtuar faktin nëse mes tij dhe kreut të opozitës s’do të ketë një darkë, pasi sipas tij ai kryetar i një force politike dhe sigurisht duhet të ketë dialog.
“Në çdo moment. Si mund të them unë që nuk e takoj dhe nuk bisedojë? Ai është kryetar i opozitës. Është një detyrim dhe respekt”, tha Meta. Ai ndër të tjera mohoi zërat se kryeministri Rama i ka ofruar një numër më të madh deputetësh LSI-së në Parlament nëse do që ta ketë sërish këtë forcë politike në koalicion.
Cani: Gojët e liga thonë se së shpejti pritet të ketë një darkë mes teje dhe Lul Bashës.
Meta: Zoti Basha ka qenë gjithmonë i mirëpritur nga unë si kreu i Kuvendit dhe ai ka ardhur dhe unë e kam ftuar para reformës në drejtësi.
Cani: Nuk është tabu apo jo?
Meta: Po nuk është tabu se ne jemi takuar, në cdo situatë si mund të them unë nuk e takoj, jo vetëm me kreun e opozitës por edhe me kreun e cdo partie opozitare që nuk është në parlament



