Zjarr në Tragjas të Vlorës/ Era po përhap flakët në sipërfaqe të gjerë

Zjarr në Tragjas të Vlorës/ Era po përhap flakët në sipërfaqe të gjerë

Prej mesditës së sotme një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë kodrat e fshatit Tragjas. Flakët, të ndihmuara nga era, janë përhapur me shpejtësi drejt malit, duke djegur shkurre, pemëtari, por edhe sipërfaqe pyjore të kësaj zone.

Më shumë se 25 efektivë të zjarrfikëses së Vlorës kanë ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur largimin e banorëve dhe sidomos të bagëtive, pasi zona njihet për numrin e lartë të staneve. Për fat të mirë, nuk raportohet për bagëti të djegura.

Zjarri vijon të jetë aktiv dhe i ndihmuar nga era, po përfshin një sipërfaqe gjithnjë e më të gjerë të malit të fshatit Tragjas. Situata mbetet e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe vështirësive për të ndërhyrë nga toka

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy