Trauma në gatishmëri për urgjencat, Zenelaj: Çadrat, filtri i parë për të dyshuarit me Covid-19 (VIDEO)

Trauma në gatishmëri për urgjencat, Zenelaj: Çadrat, filtri i parë për të dyshuarit me Covid-19 (VIDEO)

Prej disa ditësh Spitali i Traumës menaxhon edhe urgjencat kirurgjikale për shkak të kthimit të Infektivit në karantinë. Në oborrin e spitalit të Traumës janë ngritur edhe dy çadra, ku merren në pyetje të dyshuarit si bartës të koronavirusit.

Drejtori i Spitalit Universitar të Traumës, Arben Zenelaj, na thotë se vendosja e cadrave është bërë për të shmangur kontaktet e drejtpërdrejta të pacientëve që dyshohen me Covid-19 dhe personelit mjekësor.

“Praktikisht, ne kemi vendosur për çadra jashtë godinave të spitalit, dhe kjo do të jëtë një parafiltër që para se pacienti të hyj në ambientet e urgjencës, edhe pse ne vetë por prap në urgjencë kemi krijuar dhoma izolimi për të sëmurët e dyshuar, por kjo do të jetë parafiltër, në mënyrë që të sëmurët që do ti adresohen spitalit, me automjetet e tyre ose privatisht, në çdo lloj mënyre , të kenë një filtër aty, ku fillimisht të plotsohet, tu merret historia e sëmundjes së tyre dhe të bëhet plotsimi i skedës dhe matja e temperaturës, para se të kalojnë në spital”.

Që prej 17 marsit, spitalit u universitar të tramuës i janë deleguar edhe urgjencat kirurgjikale. Këto raste më herët dërgoheshin drejt QSUT dhe Spitalit Shefqet Ndroqi.

“Për shkak të situatës së shkaktuar, nga infeksionin koronavirus që është praktikisht pritja dhe trajtimi i rasteve urgjente, të urgjencës kirugjikale, patologjive malinje, te urgjenca vazhdojnë njësoj sic edhe kanë qënë më përpara, janë sëmundje që njerzit nuk i presin ose nuk i kanë vuajtuar, dhe praktikisht janë urgjenca”.

Situata pranë spitalit të Traumës duket e menaxhueshme për sa kohë edhe numri i aksidenteve ka qenë në ulje përshkak të kufizimit të lëvizjeve të automjeteve.

“Rastet e urgjencave traumatike, sigurisht kanë rënë, për shkak se qarkullimi me automjete dhe qarkullimi i njerzve është reduktuar, pqr shkka të masave që ka marrë qeveria. Për momentin nuk kemi problem, por që sigueisht mund të vijnë sutuata të tjera që janë të nëvojshme, kështu që më këtë rast u bëjmë thirrje edhe qytetarëve që dhurimi i gjakut mund të vazhdoj, ndëkohë që vetë Qendra e Dhurimit të Gjakut, i ka marrë masat që gjaku që do të dhurohet dhe që do tu jepet pacientëve do të jetë i garantura nga pikpamja e infeksioneve që mund të ekzistojnë”.

Të gjitha rastet e dyshuara me Covid 19, ai ato të Tiranës dhe ato në rrethe dërgohen për trajtim në Spitalin Infektiv të Tiranës dhe atë “Shefqet Ndroqi”, të cilat janë kthyer në karantinë. Deri më tani asnjë spital rajonal nuk trajton të sëmurët me koronavisurs.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy