Tiranë, alarm për bombë në një shkollë private në zonën e Misto-Mames

Tiranë, alarm për bombë në një shkollë private në zonën e Misto-Mames

Një alarm për bombë në një shkollë private në zonën e Misto-Mames ka vënë në lëvizje autoritetet.

Rreth orës 11:30, në adresën e shkollës ka mbërritur një e-mail në gjuhën angleze ku thuhej se në ambientet e shkollës ishte vendosur një bombë, e cila do të shpërthente brenda 43 minutave.

Pas marrjes së njoftimit, policia dhe Njësia Antieksploziv kanë mbërritur në vendngjarje. Bëhet me dije se nxënësit dhe stafi janë evakuuar.

Po vijojnë kontrollet për të verifikuar nëse bëhet fjalë për një alarm të rremë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy