
Analisti Ismail Tasholli foli në edicionin e lajmeve në MCN TV lidhur me raportin e ri që pritet të hartohet nga KiE duke theksuar se raporti i Dick Marty-t është një farsë me gënjeshtra, i orkestruar nga shërbime të caktuara.
Do ishte në interes edhe pse barasvlera s’do ishte me raportin e Dick Marty-t. S’e di a do miratohet apo jo. Iniciativa e Parlamentit të Shqipërisë tregon edhe peshën e këtyre iniciativave për të relativizuar gënjeshtrat e Dick Marty-t. Është një farsë e orkestruar nga shërbime të caktuara. Përgjigja sado e vonuar është një nevojë për të riartikuluar pozicionin tonë, rolin dhe peshën e UCK në çlirimin e vendit”,
Lidhur me vizat Tasholli tha se ka një racizëm brenda BE-së në raport me Kosovën.
Çështja e vizave s’është më teknike, është puro politike. Edhe pozicioni i BE-së ka racizëm brenda vetvetes. Bosnja që ka 1001 probleme i ka vizat prej një kohe të gjatë, Kosova s’i ka ende. BE-së i ka mbetur liberalizimi si instrument që po keqpërdoret për imponime të caktuara në marrëveshjen Kosovë-Serbi”.
Ai akuzoi Presidenten Osmani se ka një hipokrizi në qëndrime, duke iu referuar deklaratave të fundit të kryetares së shtetit mbi Specialen.
Osmani ka një problem të madh brenda organizimit të saj politik, me listën Guxo, që nxjerr hipokrizinë e saj në qëndrime në kuptimin që Donika Gërvalla është farsë, personi i dytë në partinë e Presidentes. Dikur ka deklaruar se ka dorëzuar dosje në Speciale kundër udhëheqësve të luftës. Kjo e bën pak problematike korrektësinë e saj politike nëse nuk mund ta intepretojmë edhe nga pozicioni i farsës”.



