Turbulenca në “Hawai Airlines”, plagosen 36 persona

Turbulenca në “Hawai Airlines”, plagosen 36 persona

Të paktën 36 persona janë plagosur, 11 në gjendje të rëndë, pasi një fluturim i Hawai Airlines nga Phoenix në Honolulu u shoqërua me turbulence të forta.

Raportohet se në avion ndodheshin 278 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit. 20 persona u dërguan në spitalet lokale me lëndime, plagë, mavijosje dhe humbje të vetëdijes deri te lëndimet në kokë.

Në momentin e turbulencës në zonë pati një stuhi.

Në një deklaratë, Hawaiian Airlines tha: "Kujdes mjekësor iu ofrua disa pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit në aeroport për lëndime të lehta, ndërsa disa u transportuan me shpejtësi në spitalet lokale për kujdes të mëtejshëm."

Nga 20 personat e dërguar në spital, 17 ishin pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy