Rritet e djathta në Gjermani, AfD: Jemi forcë e mirëfilltë politike

Rritet e djathta në Gjermani, AfD: Jemi forcë e mirëfilltë politike

Në Gjermani, e djathta ekstreme AfD pretendon se është rritur. Alice Weidel, bashkëkryetare e AfD, thotë se rezultatet e arritura në Hesse tregojnë se ajo është një parti e madhe politike.

“AfD nuk është më një fenomen, por është bërë një parti e madhe e Gjermanisë”, tha ajo duke shtuar se ekstremi i djathtë është bërë tashmë rrezik për establishmentin politik gjerman.

AfD është konsideruar një parti ku grumbulloheshin kryesisht votuesit e lindjes postkomuniste, por në votimin e së dielës në Hesse ajo mori 18.4%. Hesse shtrihet në perëndim të Gjermanisë dhe përfshin edhe kryeqytetin financiar të vendit, Frankfurt. Një në katër votues gjermanë jeton në Hesse.   

Ky është rezultati më i mirë që AfD merr në një rajon të perëndimit që nga themelimi i saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy