Trupi i Liridona Ademajt do të rivarroset nesër në varrezat e fshatit të saj të lindjes, Rracaj.
Ka qenë vëllai i Liridonës i cili kërkoi zhvarrosjen e trupit të saj.
“Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamirë se rivarrimi i vajzës sonë Liridona Ademaj, e vrarë më datën 29.11.2023, bëhet nesër më datë 4 dhjetor 2023, në varrezat e fshatit Rracaj, në ora 14:00”, thuhet në njoftimin e shpërndarë.
Liridona Ademaj u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli në bashkëpunim me dy të tjerë.



