Në afërsi të shkollës Fan Noli, rruga Qemal Stafa në kryeqytet rreth 200 metra larg shkollës një 14 vjeçar ka mbetur viktimë e goditjes me thikë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur pas një konflikti mes një grupi të miturish.
Gazetari Besmir Pula në një lidhje me MCN Informacion nga vendi i ngjarjes ka sjellë detaje të reja rreth kësaj ngjarje të rëndë ku shprehet se është mësuar se në konflikt nuk janë përfshirë vetëm 3 të mitur por 5, dy prej të cilëve kanë marrë dëmtime, njëri ka ndërruar jetën në spital, ndërsa tjetri ndodhet ende i shtruar te trauma.
Burimet kanë konfirmuar se sherri ka nisur fillimisht në rrjetet sociale, por ka përshkallëzuar deri në përdorimin e thikës ku njëri prej tyre ka humbur jetën nga goditja në zemër, ndërsa tjetri është plagosur në gjoks dhe ndodhet në gjendje më të stabilizuar.
Sherri ka zgjatur vetëm brenda 2 minutave. 14 vjeçari humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta pasi është mbyllur procesi mësimor.
Policia ka shoqëruar personin e tretë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes, por nga informacionet paraprake ai ka nisur në rrjetet sociale.
Grupi hetimor është ende duke punuar për zbardhjen e plotë atë kësaj ngjarje të rëndë ku 14 vjeçari ka humbur jetën dhe një tjetër është duke marrë ndihmën e nevojshme te Trauma. Është një ngjarje fatkeqësisht e përsëritur.



