“Lufta” e Ramës ndaj Veliajt/ Kalemaj: Është cirk politik, i bashkojnë interesa të mëdha

“Lufta” e Ramës ndaj Veliajt/ Kalemaj: Është cirk politik, i bashkojnë interesa të mëdha

Analisti Ilir Kalemaj thotë se ajo që i përfol në media ditët e fundit si një përçarje mes Ramës dhe Veliajt, sidomos pas aksionit kundër shtesave pa leje, nuk është asgjë tjetër veçse cirk politik. Në studion e MCN TV, Kalemaj tha se një strategji e tillë është karakteristike për Ramën, i cili, sipas tij, fillimisht nxit hipoteza për një ftohje të mundshme, pastaj del dhe i shuan vetë. Kalemaj theksoi se opozita nuk duhet t’i mbajë shpresat në ndarjen Rama-Veliaj, por duhet të çojë përpara aksionin e vet politik, pasi kreun e qeverisë dhe kreun i bashkisë së Tiranës i bashkojnë më shumë interesa sesa i ndajnë.

Ka vite që opozita i ka varur shpresat te përçarja Rama-Veliaj, 1 dhe 2 i PS. Veliaj i ka të paktë rivalët. Është e gabuar për opozitën t’i varë shpresat te njëfarë diversioni. Interesat që i bashkojnë janë shumë më të mëdha sesa nga ajo që i ndan. Ramës i intereson ky cirk politik. I nxit vetë hipotezat dhe pastaj del vetë dhe i shuan.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy