Rivaliteti Rama-Kurti/ Nazarko: Ka të bëjë me për primatin kush kontrollon faktorin shqiptar në rajon

Rivaliteti Rama-Kurti/ Nazarko: Ka të bëjë me për primatin kush kontrollon faktorin shqiptar në rajon

Tensionet mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij të Kosovës, Albin Kurti, të reflektuara së fundmi edhe në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Shkup, kanë pasur jehonë të drejtpërdrejtë në skenën politike shqiptare në rajon, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

Në një analizë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, analisti Mentor Nazarko theksoi se thelbi i këtij rivaliteti ka të bëjë me primatin se kush kontrollon faktorin shqiptar në Ballkan.

Shqipëria historikisht ka qenë shteti amë dhe për rrjedhojë, Rama tenton të ruajë një lloj superioriteti në raport me shqiptarët jashtë kufijve. 

Nga ana tjetër, Kurti ka ndërtuar një platformë politike me retorikë nacionaliste, që ka gjetur jehonë edhe përtej Kosovës. 

Kurti vjen me një diskurs që i jep zë pakënaqësive të shqiptarëve në rajon, duke luajtur me kartën e tensionit dhe mobilizimit. 

Rama, përkundrazi, paraqitet si faktori i stabilitetit, i qetësimit të palëve dhe ndërmjetësimit. 

Kemi dy qasje të kundërta në raport me të njëjtin objektiv: kontrollin e faktorit shqiptar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy